Siç ka publikuar portali hungarez 444.hu, sot ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski rastësisht është gjendur në afërsi të redaksisë së portalit.
Gazetarët menjëherë kanë filluar me pyetje dhe e kanë ndjekur deri në hyrje të banesës, duke pritur derisa të del për ti parashtruar pyetje.
Siç shihet në video, Gruevski ka refuzuar të përgjigjet. “Më falni, nuk do dëshiroja sot tlë bëj asnjë deklaratë. Ndoshta në ndonjë rast tjetër”, është shprehur Gruevski.
Gazetari ka vazhduar me pyetje, mirëpo ish-kryeministri azilant , vetëm e ka përsëritur të njëjtën gjë, me çka ka vazhduar me veturën e tij të tipit Hyundai Kona me xhama të zinj, i cili e priste tek hyrja e ndërtesës./alsatm/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...