Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian,Tanja Fajon, sot në Serbi deklaroi se “Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë politikën e zgjerimit të BE-së dhe do të dërgojë sinjal pozitiv në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri para Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Parlamenti Evropian do të vazhdojë në mënyrë aktive të mbështesë politikën e zgjerimit të BE-së”, deklaroi Fajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fajon shtoi se pret që Këshilli i Bashkimit Evropian të ndryshojë vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të dërgojë sinjal pozitiv për dy vendet para Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit të Serbisë, Fajon ka deklaruar se Parlamenti Evropian angazhohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian ndërsa Serbia është në mesin e kandidateve më serioze për hyrje në BE.
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...