Protestat kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec kanë marrë një vëmendje të veçantë, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga kryeministri Edi Rama.
Ai ka reaguar sot duke publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa prej pankartave më kreative të përdorura gjatë protestave, duke i shoqëruar me një shkrim me nota ironie.
Rama i cilësoi pankartat si “argëtuese” dhe përgëzoi autorët për kreativitetin e tyre, duke theksuar se pavarësisht kritikave, ai e vlerëson humorin dhe idetë e shprehura përmes tyre.
“Rroftë Mememania”, shkroi kryeministri, duke shtuar se nuk dëshiron të krijohet përshtypja e gabuar se nuk i pëlqen “revolucioni imagjinar i flamingove”.
Ai u shpreh se fjalimet e protestuesve i ngjallin keqardhje, por pankartat dhe memet i argëtojnë. Rama shtoi se disa prej pankartave më të “nxehta” nuk i publikoi për të shmangur keqkuptime të reja, duke ironizuar se tashmë ka mjaft “rreziqe imagjinare” të krijuara rreth projektit.
Kryeministri e përshkroi projektin e resortit si një nismë që do të transformojë më tej Shqipërinë, duke lënë të kuptohet se kundërshtimet janë të pabazuara.
/rtsh.al/
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...