Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për mbështetjen gjatë fushatës dhjetëditore, duke theksuar se puna do të vazhdojë “krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt”.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se gjatë dhjetë ditëve të fushatës janë mbajtur mijëra aktivitete, tubime e takime në të gjitha anët e Republikës së Kosovës. Ai shprehu mirënjohje për qytetarët që, sipas tij, i pritën krahëhapur dhe ndanë përvojat dhe nevojat e tyre për të ecur përpara.
“Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës”, thuhet në mesazhin e Kurtit.
Në fund, ai theksoi se angazhimi do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim ndaj shtetit dhe qytetarëve, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen./Arbresh.info
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...