Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dje në Bruksel në një konferencë shtypi me kryeministrin Zoran Zaev njoftoi se krerët e Aleancës në Samitin më 11 dhe 12 korrik do të dërgojnë ftesë për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas interpretimeve të ndryshme të opinionit publik rreth procedurës së pranimit të Maqedonisë, Stoltenberg sqaroi mundësit e anëtarësimit të plotë, referendum i suksesshëm për marrëveshjen me Greqisë mbetet një kusht i rëndësishëm, por Maqedonia tashmë do të marrë pjesë në të gjitha takimet e NATO-s dhe para anëtarësimit të plotë.
Në Samitin e ardhshëm të NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, Maqedonia do t’i jepet një mundësi për të filluar bisedimet e pranimit në Aleancë, ky është një kusht i papërcaktuar që të gjitha vendet e mëparshme anëtare kanë kaluar, shpjegon Stoltenberg.
Pas përfundimit të negociatave për anëtarësim, do të nënshkruhet Protokolli për Anëtarësim, i cili duhet të ratifikohet nga kuvendet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Procesi i ratifikimit është nga ato që merr më shumë kohë. /Telegrafi/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...