Një 49-vjeçar me inicialet K.GJ ka humbur jetën sot në Shkodër, pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa familjarët e dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se rënia ka qenë aksidentale, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, raporton JOQ, transmeton Klankosova.tv. Autoritetet po analizojnë vendngjarjen dhe po mbledhin prova për të përcaktuar mënyrën dhe shkakun e rënies.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...