Qindra familje në Hajvali, Prishtinë, Klinë, Pejë, Gjakovë, Lipjan, Fushë Kosovë, Vushtrri dhe Mitrovicë kanë përfituar nga aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli, që po vazhdon në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Nesër, aksioni do të vijojë në Kamenicë dhe Gjilan, duke zgjeruar mbështetjen për familjet në nevojë.
Kështu ka bërë të ditur ish-presidenti Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook.
“Mirënjohje e veçantë për Drejtoreshën e Fondacionit, Fjolla Ramadani, si dhe për të gjithë organizatorët që me përkushtim po e çojnë përpara këtë mision human. Falënderim i përzemërt për donatorët tanë të përhershëm: Banka Ekonomike, Siguria, Albanica Homes, B&A Contractors, Mabco Construction, Swiss Diamond Hotel dhe IMK. Mbështetja juaj nuk është vetëm ndihmë materiale – është shpresë, është solidaritet dhe është dritë për shumë familje në këtë muaj të bekuar.”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...