Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se ka refuzuar importin e një sasie prej 21,280 kg koncentrat pije (lëng portokalli – 65 përzierje aseptike konvencionale), i cili ishte eksportuar nga kompania ProdalimBV, me seli në Vierhavensstraat 30, 3029 BE, Rotterdam, Holandë, dhe importuar në Kosovë nga Laberion SH.P.K., 32 Llapi Street, Podujevë.
Pas kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të mallit nga Inspektorati Fito Sanitar, është konstatuar se koncentrati për pije kishte afat të skaduar dhe, si pasojë, është ndaluar hyrja e tij në Republikën e Kosovës. Ky vendim është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore, i cili përcakton se produktet me afat të skaduar paraqesin rrezikshmëri të lartë për konsumatorët, dhe si të tillë, ato nuk lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të zinxhirit ushqimor, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë.
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...