Bullgaria dhe Greqia janë të gatshëm të ndihmojnë Maqedoninë për zbatimin e reformave për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, deklaroi zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
“Në fillim nevojitet të ndërtohet besim ndërmjet udhëheqësive politike. Ata kanë rrugë të gjatë para tyre dhe shumë reforma për të zbatuar para se të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Biseduam me Greqinë dhe jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertë për të ndihmuar Qeverinë të zbatojë reformat e detyrueshme”, tha Zaharieva në intervistë për radion bullgare “Darik”.
Sipas saj, pengesë për pranimin e Maqedonisë në BE ishte “Politika e vendit që është kundër fqinjve të vet, kundër Bullgarisë, kundër Greqisë”.
“Mbajtja e qëndrimit ‘ne jemi më të mëdhenjtë’ nuk ndihmon. Qytetarët e Maqedonisë duan të jenë të integruar. Ajo është një nga arsyet pse ende nuk janë filluar negociatat. Nuk ekziston mundësi që shtetet evropiane të pajtohen me politikë të tillë”, tha Zaharieva.
Ajo vlerësoi se Qeveria e re e Maqedonisë ka plan shumë të qartë për reformat dhe mendohet së shpejti të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...