Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiç, ka thënë sot se shefja e Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiq ka pranuar se do të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që do t’i lejonte Kosovës një vend në OKB.
Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, kryeministrja serbe i është përgjigjur një pyetje në Kuvendin e Kosovës nëse është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën e cila Kosovës i “jep karrige” në OKB.
Në këtë drejtim, siç thuhet më tej, ajo ka thënë se “nuk do të trembem dhe as nuk do të hezitoj të nënshkruajë çfarëdo që të jetë e nevojshme për qytetarët serbë që të kenë siguri të plotë dhe një garanci për prosperitet të mëtejshëm”.
Ndërkohë, në një intervistë për The Guardian në Beograd këtë javë, përcjell Telegrafi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se beson se tanimë ka një interval kohor prej “gjashtë muaj apo një vit” në të cilën mund të jetë e mundur të nënshkruhet një marrëveshje me Prishtinën.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje të vetme, jemi gati të marrim parasysh çdo propozim të vetëm që do të nënkuptonte një zgjidhje kompromisi”.
Gjithsesi, sipas këtij mediumi, Vuçiq, në këmbim të kësaj kërkon një paketë përfitimesh për Serbinë.
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...