Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ka deklaruar se ata dëshirojnë t’u ndihmojnë fqinjëve të tyre rreth vaksinave kundër coronavirusit, duke ritheksuar marrëveshjen në mes në Aleksandar Vuçiqit dhe Zoran Zaevit.
Brnabiq për “TV Happy” tha se detyra e Qeverisë së Serbisë për të ndihmuar vendet e rajonit është dhënë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, me arsyetimin se “nëse qytetarët e tyre vaksinohen, ndërsa të fiqnjëve jo, atëherë as ata nuk mund të përparojnë”.
“Kemi marrëveshje, kanë biseduar Vuçiqi me Zaevin dhe kemi vendosur që t’ju ndihmojmë me 8 mijë vaksina. Ne ndihmojmë që të regjistrohen vaksinat ‘Pfizer’ në RMV. Punojmë me ata. Problemi mund të jetë në atë që ata marrin vaksina ‘Pfizer’, por nuk janë të regjistruar”.
“Qëllimi nuk është vetëm të blihen vaksinat, pasi ka shumë çështje në prapavijë. Regjistrimi në agjencinë adekuate, plani për vaksinim. Ne jemi ndër vendet e rralla që kemi sistem adekuat informativ”, tha Brnabiq.
Ndryshe, ajo theksoi se deri sot në ora 09:00 është kaluar numri prej 50 mijë të vaksinuarve në Serbi./telegrafi
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...