“Çdo herë kam besuar se zgjidhjet mund të gjenden në tavolinën e negociatave. Gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, nuk do t’ia falin as Bullgarisë, e as Maqedonisë së Veriut, nëse nuk gjejnë kompromis që do të jep perspektivë”.
Këtë sot e deklaroi kryeministri bullgar Boyko Borissov, në takim me të dërguarin special të RMV-së për kontestin me Bullgarinë, Vllado Buçkovski.
Siç njoftojnë nga qeveria bullgare, Borissov ka theksuar se për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për çështjet e hapura, duhet qasje pragmatike, e sinqertë dhe me qëllim të mirë, përcjell telegrafi maqedoni.
Sipas Borissovit, për kthimin e besimit të ndërsjellë do të jetë e nevojshme përmbushja e të gjitha detyrimeve nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë, e nënshkruar në vitin 2017.
Borissovi tha se Bullgaria ka bërë përpjekje maksimale për euro-integrimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...