Policia ka bastisur shtëpinë e gazetares A.D nga ku janë konfiskuar pajisje të cilat do të përdoren si dëshmi për zbardhjen e dhunës brutale ndaj kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, mbrëmjen e 27 prillit.
“Pas urdhërit nga ana e Gjykatës Themelore Shkupi 1, nga ana e policisë është kryer bastisje në shtëpinë e një personi (gazetar), ku janë gjetur dhe konfiskuar pajisje (fotoaparat, kamerë, USB, komjuter portativ, celular dhe DVD) të cilat si dëshmi do të shërbejnë në procedurat penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
MPB bënë të ditur se bastisje janë kryer edhe në shumë persona tjerë ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë Publike Themelore të Shkupit janë ftuar në bisedë informative shumë gazetarë të pranishëm në Kuvend mbrëmjen e përgjakshme ku u sulmuan deputetët dhe gazetarët.
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara