Banka Popullore e Maqedonisë ka shpallur konkurs për krijimin e një loje edukative, respektivisht një aplikacioni për faqe interneti apo celularë.
Mjetet për këtë konkurs janë miratuar, kurse qëllimi i këtij projekti është nxitja e interesit më të madh për njohuri në fushën e ekonomisë dh efinancave, njofton Telegrafi Maqedoni.
Loja edukative (aplikacioni për ueb/celularë) do të jetë e destinuar për publikun më të gjerë dhe para së gjithash për të rinjtë.
Përmes lojës të rinjtë do të kenë mundësinë të argëtohen, të krijojnë interes më të madh për fushën e ekonomisë dhe financave dhe të pasurojnë njohuritë e tyre.
Loja edukative duhet të krijohet në pajtim me grupmoshën e synuar, respektivisht personazhet, vizatimet, përmbajtja, gjuha etj. duhet të përshtaten për: Grupi I (fëmijë prej moshës 6 deri 12 vjeç), grupi II (të rinj prej moshës 13 deri 18 vjeç) dhe grupi III (popullsi e rritur mbi moshën 18 vjeç)./Telegrafi/
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...
Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura...