I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Mal të Zi, Vehad Muriq (25), është arrestuar sonte, njoftoi zyrtarisht Drejtoria e Policisë.
Ai, banor i Rozhajës, kërkohej nën dyshimin se mbrëmjen e kaluar, në lagjen “Stari Aerodrom” të Podgoricës, ka vrarë me armë të ftohtë vëllezërit Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (27), si dhe Kenan Miraljemoviq (56).
Në njoftimin zyrtar thuhet se zyrtarët e Policisë, në bashkëpunim mes Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri” dhe Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendra”, pas një operacioni të gjerë dhe një aksioni të mirëkoordinuar, kanë lokalizuar Muriqin në qendër të Rozhajës dhe e kanë arrestuar.
Për rastin është njoftuar Prokuroria e Lartë në Podgoricë, raporton vijesti.me.
Sipas policisë, dyshohet se ai më herët kishte kryer vrasjen e tre personave në “Stari Aerodrom”: D. H. (27) dhe N. H. (34) nga Rozhaja, si dhe K. M. (55), shtetas i Serbisë nga Novi Pazari.
Muriq do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Podgoricës me kallëzim penal për procedurë të mëtejshme.
Policia ka theksuar se pas përfundimit të hetimeve, publiku do të informohet për të gjitha rrethanat e rastit. Sipas tyre, tashmë janë siguruar prova të mjaftueshme që tregojnë se i dyshuari është autori i drejtpërdrejtë i krimit. /Telegrafi/
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...