Prokuroria e Krimeve të Organizuara në Beograd ka akuzuar dy persona nën dyshimin se i janë bashkangjitur planeve për të kryer vepra penale të terrorizmit.
Të akuzuarit, Goran Pavloviq nga Beogradi dhe Rejhan Pllojoviq nga Novi Pazari, bëhet e ditur se janë në arrati, dhe është dhënë propozimi që të gjykohen në mungesë.
Ata dyshohet se përmes të akuzuarve të tjerë kanë lidhur marrëdhënie të ngushta me organizata, të cilat nga ana Kombeve të Bashkuara janë cilësuar si terroriste – “Shteti Islamik i Irakut dhe Levant” si dhe “Front Al-Nusra”.
Të pandehurit po ashtu akuzohen për mbledhje të të hollave nga përkrahësit e tyre në Serbi, në vendet e rajonit dhe në Evropën Perëndimore, dhe e kanë financuar udhëtimin e shumë qytetarëve të Serbisë, të cilët janë rekrutuar më parë për të marrë pjesë në kampet trajnuese terroriste në Siri dhe më pas të dërgohen në luftë.
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...