Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në RMV, Ali Ahmeti ka uruar sot qytetarët e vendit për festën e Ilindenit duke theksuar 119 vite më parë nga Krusheva do të fillonte rruga e lirisë, një rrugëtim i gjatë, por triumfues sfidë pas sfide falë gatishmërisë së shumë brezave të këtij nënqielli për të qëndruar bashkë mbi vlerat e lirisë, barazisë dhe paqes.
Ahmeti ka potencuar mbi frymëzimin e asaj kryengritje të përbashkët të vitit 1903, bashkë nuk lejuam as dekadencën tonë shoqërore.
“Mbi frymëzimin e asaj kryengritje të përbashkët të vitit 1903, bashkë nuk lejuam as dekadencën tonë shoqërore, mposhtëm ideologji të përçarjes njëra pas tjetrës bashkë ne sistemet diskriminuese, për të ndërtuar me Marrëveshjen e Ohrit themelet e barazisë ashtu si i ka hije një vendi demokratik dhe si e nisëm 119 vjet më parë.
Tani falë gjithë atyre proceseve të guximshme nëpër të cilat kaluam, jemi vend anëtar i NATO-s, shembull i proceseve të paqebërjes dhe të vendosur që këtë rrugëtim shekullor fitoresh ta vazhdojmë bashkë drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Ahmeti. /arbresh.info/
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...
Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore