Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook ka deklaruar se ka përfunduar me sukses projekti “Prezantimi dhe zbatimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve”, i implementuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me mbështetje financiare nga BE.
“Përfundoi me sukses projekti “Prezantimi dhe zbatimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve”, i implementuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me mbështetje financiare nga BE.
Në prani të përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Instituti i Bujqësisë, Konsorciumi We Global, Federata Kombëtare e Fermerëve dhe OJQ të tjera, sot mora pjesë në ceremoninë solemne, me të cilën zyrtarisht mbylli projektin “Prezantimi dhe zbatimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve”. Projekti u implementua në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nga Konsorciumi WeGlobal dhe partnerët e tij, me mbështetje financiare nga Instrumenti për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian, me vlerë prej 896,400 mijë eurove”.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë