Sot është vendosur emri i ri i Aeroportit i cili më parë quhej “Александер Велики” tani e ka emrin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.
Kjo vjen pas premtimit të kryeministrit Zoran Zaev bërë homologut të tij grek Alexis Tsipras për ndryshimin e emrit të autostradës dhe aeroportit të vendit janë bërë realitet. Qeveria e Maqedonisë mori vendim që aeroporti ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” të marrë emrin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada e Korridorit 10 të quhet autostrada “Miqësia”.
Ndryshimi i emrave të aeroportit dhe autrostradës janë bërë, ndërsa Shkupi dhe Athina duket se po afrojnë gjithnjë e më shumë qëndrimet edhe për ndryshimin e vetë emrit të Maqedonisë, pavarësisht kundërshtimeve të forta që dy palët kanë hasur në shtëpi.

Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X