Pas mbarimit të afatit të dorëzimit të listave të kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë komunalë, burimet tona mbrenda Lëvizjes BESA bëjnë të ditur që kjo parti, në afatin e fundit ka dorëzuar në KSHZ listën prej 11 kandidatëve për kryetar komune si dhe 22 lista për këshilltarë komunalë.
Me slloganin e tyre “Me ka krejt”, siç shprehen nga kjo parti, ata synojnë të fitojnë të gjitha komunat ku ata garojnë, si dhe listat e tyre për këshilltarë besojnë se janë më të denjat, me njerëz profesionistë, të rinjë e të reja për të ecur përpara proceset e ngecura tash e një dekadë.
Lideri i kësaj partie, Bilall Kasami do t’i prijë Tetovës, Blerim Sejdiu Zhelinës, Kastriot Rexhepi Çairit, Fadil Zendeli Gostivarit, Daut Memishi Tearcës, Senad Ameti Vrapçishtit si dhe Fatmir Sabriu Bogovinës./TS/
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...