Presidenti Maqedonas Gjorge Ivanov në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzoi NATO-n për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Madje, sipas Ivanovit, me mospranimin e Maqedonisë në NATO, Aleanca veriatlantike po bën gabim strategjik.
Ai nga Konferenca e Grupit të Adriatikut, të njohur si A5, në Ohër tha se me çdo bllokim të mëtejshëm jolegal të anëtarësimit të Maqedonisë, seriozisht bllokohen interesat kolektive dhe parimet e Aleancës.
“Vendimi ende është këtu dhe pret të respektohet edhe nga Greqia edhe nga NATO. Bllokimi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë është shembull për atë sesi nuk duhet të ndërtohet siguria në rajon”, deklaroi Gjorgje Ivanov, president i Maqedonisë.
Ivanov komentoi krizën e refugjatëve, duke thënë se situata e krijuar dëshmoi se Bashkimi Evropian ende nuk është i gatshëm të ballafaqohet me këtë problem.
“Jemi dëshmitarë se BE-ja ende nuk është e gatshme në mënyrë përkatëse t’u përgjigjet sfidave dhe kanosjeve. Kriza me refugjatët na kujtoi se Ballkani është arterie evropiane, korridor kyç që lidhë Evropën me Lindjen e Mesme dhe Afrikën e veriut. Kriza me refugjatët e vë në test parimet e Evropës”, tha Gjorgje Ivanov, president i Maqedonisë.
Sipas presidentit Ivanov, sfidat globale nuk munden të zgjidhen me procedura burokratike, por me ballafaqim adekuat me rreziqet që krijohen./Alsat/
LVV gjobitet me 5.100 euro pas ankesës së IKD-së për përfshi...
Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
Rasmus Hojlund kalon përfundimisht te Napoli
Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë në afërsi të Ha...
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit