Ajo që bëri Bashkimi Evropian është e padrejtë dhe shpresoj që së shpejti të kuptojë se ka bërë një gabim historik, deklaroi lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras në intervistën për TV Krit, i cili foli edhe për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës.
“Është e padrejtë ajo që bëri Bashkimi Evropian. Shpresoj që së shpejti BE-ja ta kuptojë se ka bërë një gabim historik”, theksoi ai.
Ciprasi e komentoi edhe pozicionin e kryeministrit grek Micotakis për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ”ai thoshte se kjo marrëveshje ishte e dëmshme, katastrofale dhe tradhëtuese, ndërsa tani thotë se duhet t’i përmbahemi asaj dhe ta respektojmë”./ATSH
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...