Ana e bukur e humorit të zi!
1. Dy humoristë rusë e pranuan zyrtarisht se Kosova është Republikë dhe kryeministër është Albin Kurti!
2. Sikur t’i kishte porositur, s’do të kishin ditur kaq kollaj rusët ti ndihmonin Albin Kurtit…
– Sepse, duke e lajthitur, vet rusët ia vërtetuan akuzat e vjetra Albin Kurtit se si Rusia përzihet në Kosovë dhe rusët kanë shokë shqiptarë.
– Pra, provokimi rus i shkon për shtati Albin Kurtit, sepse ia vërteton tezën ruse për luftë hibride kundër tij në veçanti!
3. Mendoj se video ka pasur dy-tre shkurtime, ku kapërcehet nga tema në temë.
P.S. Të mashtrosh është keq, se të jesh i mashtruar s’ka dert, veç sa bëhesh më i mençur…
– Albin Kurtit i ndodhi ajo që e ka ndjellur dhe e ka pasur më së shumti mërzi: luftën hibride të rusëve dhe serbëve në bashkëpunim me
bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, kundër Kosovës dhe kundër tij!
– Rëndomë të ndodh ajo që më së shumti e ke mërzi!
Shkruan: Kimete Berisha, analiste-publiciste.
Video:
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur