Nëse të dëgjuarit muzikë ju rrëqethë, atëherë sipas një studimi ju mund të keni një tru unik.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornië Jugore ekzaminuan skanimet e trurit të 20 studentëve, gjysma e të cilëve kishin reagime të forta ndaj muzikës, ndërsa gjysma jo, shkruan The Independent.
Pasi që secili pjesëmarrës dëgjonte një pjesë të muzikësqë e kishin zgjedhur vetë, hulumtuesit krahasuan skanimet dhe gjetën që ata të cilët reagonin ndaj këngëve në këtë mënyrë të lartësuar kishin një strukturë të dalluar neurologjike.
Njerëzit që përjetonin rrëqethje kishin vëllim më të madh të fibrave neurologjike që lidhin korteksin dëgjimor me pjesën e trurit që proceson emocionet.
“Më shumë fibra dhe efikasitet i rritur mes dy regjioneve nënkupton që ju keni procesim më efikas mes tyre”, shpjegoi Mathew Sachs, bashkautori i këtij studimi.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026