Një figurë digjitale e quajtur Ava po trondit rrjetin me parashikimin e saj të frikshëm për vitin 2050. Ky “influencer i së ardhmes” nuk është aspak glamuroz, përkundrazi – është një tablo e errët e pasojave që sjell obsesioni pas famës online.
Në fotot e publikuara, Ava shfaqet me qafë të përkulur e shpinë të deformuar, rezultat i orëve të gjata duke u ulur para kamerës dhe telefonit. Lëkura e saj duket e rrudhur e e djegur nga dritat e ring light, ndërsa makijazhi i tepërt ka lënë shenja të përhershme. Nën sytë e errësuar fshihen netët pa gjumë, ku gara për t’u dukur perfekte ka marrë përparësi ndaj shëndetit.

Por tabloja bëhet edhe më e frikshme: ekspertët që krijuan Avën thonë se ky është rezultati i viteve me botox dhe filler-a të tepërt, që e kanë shndërruar fytyrën e saj në një maskë artificiale. Ajo madje ka filluar të humbasë flokët nga përdorimi i zgjatimeve, duke sjellë pamjen e ashpër të alopecisë.

Me një orar marramendës deri në 90 orë punë në javë për të mbajtur ndjekësit aktivë, ky model është paralajmërim i qartë: nëse rrjetet sociale mbeten obsesioni kryesor, fama e sotme mund të kthehet në mallkim nesër.
A është ky vetëm një skenar i frikshëm i krijuar për të trembur publikun, apo vërtet kjo është fytyra e së ardhmes? Një gjë është e sigurt: imazhi i Avës po hap një debat të madh dhe të pakëndshëm në mbarë botën. /Prive
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...