Dashi
Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për të gjitha problemet që keni pasur në çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimiste për të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime, por falë tyre mund të linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jenë në anën tuaj në planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!
Demi
Të shumtë do jenë yjet që do krijojnë turbullira në jetën në çift gjate kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungoje qëndrueshmëria dhe do keni probleme të mëdha. Beqarët do kenë pak mundësi te takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri ne minutën e fundit. Në planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.
Binjaket
Nëse kohët e fundit jeni përballur me një situate të vështirë ne çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do filloje te stabilizohet pak nga pak. Beqarët do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te mos përkeqësohet.
Gaforrja
Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë ditës sot në planin sentimental të çifteve. Nga ana tjetër do jeni me të disponueshem te bëni përpjekjet e duhura që të krijoni një klime harmonike. Për beqarët do favorizohen lidhjet afatgjata. Shfrytëzojeni çdo mundësi që do iu jepet. Në planin financiar tregohuni sa me te matur dhe te kujdesshëm. Po gabuat do keni probleme serioze,
Luani
Dita juaj do jetë me e animuar dhe me emocionuese sot. Nuk do bëni asgjë pa marre mendimin e partnerit dhe kjo do iu afroje me shume. Beqarët do i kushtojnë shume rëndësi punës dhe nuk do kenë kohe për jetën sentimentale. Mos harroni që ditët ikin shpejt. Nëse tregoheni të arsyeshëm me shpenzimet situata financiare do jete e qëndrueshme.
Virgjëresha
Ditë përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka te vogla qe keni pasur. Beqarët nuk do kenë fat dhe do iu rendoje shume vetmia. Financat duhet menaxhuar me shume kujdes dhe maturi. Merkuri do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe nuk do iu lere te shpenzoni pa u menduar.
Peshorja
Për çiftet dita do jetë paksa delikate. Do ndiheni të plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Beqarët do hipnotizohen nga ideja se nuk mund të jetojnë dot me vetëm. Mos bëni gabime te cilat as vete nuk do ia falni vetes. Marsi do sjelle turbullira ne planin financiar. Kujdes me çdo hap që do hidhni dhe shpenzoni me maturi.
Akrepi
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja me te forta. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe te tentojnë. Ne planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.
Shigjetari
Dialogu do mbizotërojë gjithë kohen në jetën ne çift. Do ia kaloni mire me partnerin. Dite emocionuese dhe drithëruese kjo e sotmja për beqaret. Një person interesant do beje gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Në fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje sot. Kujdes me çdo shpenzim.
Bricjapi
Atmosfera ne jetën ne çift do jete e ngrohte dhe harmonike sot. Bashkëpunimi de komunikimi do mbizotërojë gjete gjithë kohës. Ata qe mendojnë për një te ardhme se bashku duhet te përgatisin projektet. Beqaret do fillojnë një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt ne një lidhje serioze. Me financat nuk do i keni mire punët sepse do shpenzoni jashtë mase.
Ujori
Ditë e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Herë do debatoni me atë qe keni ne krah dhe here do dashuroheni ne mënyrë pasionante. Për beqaret do jetë dite e favorshme për takime. Bëjini sytë katër qe ta gjeni shpejt personin e duhur. Në planin financiar do jeni me fat. Pa u munduar shume gjerat do rrjedhin me se miri dhe mund të hiqni disa para mënjanë.
Peshqit
Jeta në çift nuk do jete ashtu si ju e keni pritur sot. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojnë mjaft ambientin. Beqarët do jenë sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Mos ngurroni te paktën te njiheni me disa persona. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjtë në planin financiar. Kujdes me hapat që do hidhni.
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...
Tre automjete përplasen në Vlorë, 40-vjeçari nuk u mbijeton ...