Google ADS

Nëna i refuzoi ftesën për t’u pajtuar, vajza humb ndjenjat në studio

00:21 | 27 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Albana Keka ka ardhur së bashku më bashkëshortin e saj në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Ajo është martuar me Akremin nga Vlora, por që ditën që ata kanë vendosur të lidhin jetën, nëna e saj ka qenë kundra kësaj martese me pretendimin së bashkëshorti i vajzës së saj është me i madh në moshë. Albana ka ardhur në studio pët t’i kërkuar nënës së saj që ta falë dhe takohen, pasi ajo ndihet keq, por ajo nuk ka pranuar të vijë.

“Jam Albana Keka, motra e tre vëllezërve, prindërit i kam të divorcuar. Mami pretendonte për mua, pasi jam gocë e vetme. Nuk jam nga ato vajzat e përkëdhelura dhe kam qenë gjithmonë afër shtëpisë. Pasi vëllezërit u martuam më shpejt unë3 ngela vetëm me vëllain e vogël. Unë kam nisur të punoj që në moshë 15 vjeçare edhe pse mami im nuk donte. Por unë doja që të mos na mungonte gjë në shtëpi.Në vitin 2005 një nga tezet e mija, u fut të më prezantonte një djalë, meqënse pretendoja shumë.. Unë isha gjatë gjithë kohës, punë-shtëpi-shtëpi-punë. Unë nuk kisha një motër që të flisja, ndërsa me mamin e kisha pak të vështirë. Tezja me prezantoi një djalë, por mua nuk më pëlqeu dhe më thoshin që kur është me shkesi, nuk ka dashuri dhe do ta duash avash-avash. Nuk e dimë por nuk më pëlqeu. Tezja insistonte çdo ditë që unë ta takoja në një orar të saktë. Unë nuk e njoha atë djalë sepse nuk pata mundësi të dilja ta takoja dhe ta njihja nga afër, ndryshe nuk do isha fejuar dhe të vendosja unazë.
Ka qenë ndeshja Greqi- Shqipëri dhe kur fituam jam gëzuar shumë dhe në ato momente gjërat filluan të ftohen. Unë u ngrita dhe të nisa të gëzoja. Në ato momente i lashë unazën në tavolinë, pas debatit të që patëm.
Më pas ika nga aty dhe shkova në një hotel ku fillova si recepsioniste dhe më pas nisa si përgjegjëse të hotelit ku punova për 10 vite. Më pas erdha në Shqipëri, pasi mami mu sëmur. Unë jam bërë si djali i shtëpisë.
Më Akremin Lamaj u njohëm që në vitin 2012, kemi qenë në tavolina të ndryshme, pasi punojmë të dy me poezi, unë jam tek proza ai është rapsoditë e folklorit lab”.

Por kush është Akremi?
Akrem Lamaj nga Vlora ka ardhur në “E diela Shqiptare” për të shoqëruar bashkëshorten e tij. Ai ka punaur disa vite ushtarak, dhe më pas është larguar, pasi vajza e tij u sëmur.
Ai është ndarë nga bashkëshortja me cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, por ajo vdiq në moshën 12 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje. Ndërsa djali i jeton në Greqi në nënë e tij. Më pas Akremi i martua me Albanën nga Dukati.
Si nisi njohja e Akremit me Albanën
Albana Keka: Ai më shkruan një poezi dhe ai mendoi se kisha ditëlindjen, por unë në fakt se kisha. Unë ndërkohë kisha bërë shaka, sepse unë e kam në 27 Korrik, jo në Tetor kur më shkruajiti mesazhin Akremi. Një ditë të bukur i them Akremit ke ndonjë hall, fol. Kishim kafe të shpeshta dhe takoheshim shumë. Një ditë e pyes çfarë ke dhe ai më thotë do të marr për grua. Unë faktikisht nuk doja ta dëgjoja këtë sepse e kisha parë si mik, si baba, si shko, madje i flisja për ndjenjat e mija për dikë tjetër. E pyes Z.Akrem jeni mirë. U mendova, mora poezinë dhe e shikoj disa herë nëse kishte diçka, por ndërkohë ishte një mesazh ditëlindjeje.
Një ditë të bukur, i kthej përgjigje e takoj dhe folëm për gjërat që duam. Ai më çon tek motra e tij dhe për atë nuk kam fjalë. Ajo më do pa masë.

Albana Keka: Por ka diçka, ka një ngërç me mamanë tuaj?
Për këtë jemi sot këtu. Mami im siç çdo nënë. Unë në vitin 2016 unë dyshoja se mos isha shtatzënë dhe fillova ta besojsa, sepse nuk kisha qenë më parë nënë. Të gjithë më trajtonin, mos prek, mos e ngri. Dhe aty fillova të ndjeja diccka të mrekullueshme. Por në fakt unë nuk isha. Por unë e besoja se e kisha. Aty e kuptoj nënën time.
Ardit Gjebrea: Çfarë nuk shkon me nënën tënde?
Albana Keka:Nuk është se nuk shkon, por mami im donte të mburrej se kishte bërë sakrifica për donte të shikonte vajzën e saj me një dhëndër. Por ajo e pa djalin e ri në Greqi sesi u soll dhe sesa i papjekur.
Ndërsa Zotëria që kam në krah sesa i rëndësishëm është për mua dhe sasa afër më ka qëndruar.
Një ditë shkoj tek mami, pa bërë kurorëzim për të kërkuar dorën time.
Ardit Gjebrea: Shkon me Akremin për të aprovuar këtë lidhje?
Albana Keka: Nuk e priste nga mosha, nga diferenca. Nuk e priste.
Ardit Gjebrea: Sa herë e ka takuar mami, Akremin?
Albana Keka: Vetëm një herë. Unë shkoj e shikoj, por ajo nuk ma hap derën. Mua me mungon shumë.
Ardit Gjebrea: Sa kohë ke qe nuk e takon mamin?
Albana Keka: Në 27 Korrik në ditëlindjen time, bëmë dasmën dhe një videoklipin dhe i kërkova Shegës, kunatës sime që të shkonim ta shikonim mamin, por ajo nuk pranoi. Pasi mendoi se do mërzitesha më shumë. Ajo ditë ka qenë shumë e vështire për mua, sikur ishte vaki dhe jo dasmë. Unë e dua mamin ta shikoj, më ka marrë malli për erën e saj.
Ardit Gjebrea: Ke tentuar ta takosh mamin?
Albana Keka: Po, dhe më është mbyllur dera e lokalit.
Gazetari i “Ka një mesazh për ty” ka udhëtuar drejt Vlorës në shtëpinë e nënës së Albanës, por ajo nuk ka pranuar të vijë në studion e “Të dielës Shqiptare”.

Pasi pa videon e nënës e cila nuk pranoi, Albana humbi ndjenjat për disa minuata dhe më pas u qetësua.

Ajo i ka shkruar nënës një poezi prekëse dhe Arditi i ka premtuar Albanës se do të shkojë në Vlorë dhe do i çojë asaj lulet dhe poezinë e vajzës së saj.
Megjithëse e tronditur që mamaja e saj nuk e pranoi ftesën për të ardhur në emision, Albana ka shpresë se zemra e nënës do zbutet një ditë./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale