Humbje peshe: 4 këshilla për të mbajtur peshë të shëndetshme dhe për të hequr dhjamin e barkut

12:56 | 28 Qershor 2022

Qëndrimi aktiv është mënyra më e thjeshtë për të reduktuar shanset për sëmundje të zemrës dhe obezitet, si dhe për një mori kushtesh të tjera shëndetësore. Ecja është një nga aktivitetet më të lehta që ne bëjmë – ja se si ta bëni atë një djegës kalori.

Pasiviteti është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për disa nga problemet më të zakonshme shëndetësore si sëmundjet e zemrës dhe obeziteti, transmeton portal arbresh.info

Hulumtimet në Journal of Exercise Nutrition and Biochemistry treguan se njerëzit me probleme me peshën janë në gjendje të heqin shpejt yndyrën e barkut dhe të rrisin metabolizmin e tyre thjesht duke marrë pjesë në shëtitje të shkurtra, por të rregullta.

Në studim, gratë me mbipeshë dhe obeze ecnin për rreth një orë tri herë në javë dhe pas 12 javësh me intesitet të ulët, pjesëmarrëset në studim zbuluan se kishin humbur një centimetër nga beli dhe se yndyra totale e trupit u kishte rënë me 1.5 përqind.

Këshillat që duhet të ndiqni për të mbajtur peshën e trupit në formë janë:

Ndiqni ritmin

Pasi të keni gjetur se cila është shpejtësia juaj e rehatshme e ecjes, rriteni ritmin gjithnjë kaq pak dhe trupi juaj do të fillojë të djegë edhe më shumë yndyrë. Sidoqoftë, mos u shqetësoni, sepse nuk ju duhet të vraponi. Hulumtimi i publikuar nga revista sportive Medicine & Science in Sports and Exercise tregoi se personat që ecin shpejtë dhe ata që vrapojnë janë në gjendje të djegin kalori më shpejtë.

Pesha

Një mënyrë tjetër e thjeshtë për të përmirësuar potencialin e djegies së kalorive në shëtitjet tuaja, veçanërisht kur filloni të humbni yndyrën nga trupi për t’u bërë më aktiv, është të rëndoni veten pak më shumë. Disa njerëz zgjedhin ta bëjnë këtë duke ecur me pesha në duar ose duke përdorur byzylykë me peshë, por këto mund të shkaktojnë dëmtim të muskujve dhe aftësisë tuaj për të balancuar. Në vend të kësaj, merrni një çantë shpine me disa objekte të rënda në të, ose blini një jelek të peshuar dhe duhet të filloni të shihni rënien e peshës.

Ecja nëpër kodra

Ashtu sikurse peshat, nëse doni të humbisni peshë, atëherë duhet të gjeni një rrugë me të ëvshtirë. Megjithëse bërja e kësaj çdo shëtitje mund të bëhet e lodhshme, ecja përpjetë disa herë në javë mund të shtyjë trupin tonë të djegë më shumë yndyrë dhe të rrisë shëndetin tuaj të përgjithshëm kardiovaskular.  Nëse jetoni në një lagje të rrafshët, atëherë mundohuni t’u ngjiteni shkallëve më shpesh.

Mbani qëndrim të drejtë

Nëse ushtrimet bëhen me gabime, atëherë ato mund të shkaktojnë tendosje dhe dhimbje të muskujve, duke e bërë kështu shumë më të vështirë për ta kryer ushtrimin me efikasitet. Ecja me qëndrimin e duhur do ta bëjë ushtrimin tuaj më të lehtë, ndërkohë që do të përmirësojë ekuilibrin tuaj dhe do të sigurojë që muskujt e duhur janë duke u ushtruar. Kur ecni, mbani kokën lart dhe shpinën drejt dhe gjithnjë rritni shpejtësinë dhe gjatësinë e hapave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale