Historisë së pazakontë që po trajtohet sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ i është shtuar edhe një denoncim i rëndë.
Pas dëshmisë së Zenepe Bicit nga Dragostunja e Librazhit, vjen dhe reagimi nga djali, Xhoni Kulli, i cili akuzon babain e tij se po fle me gruan e tij. Në një lidhje telefonike, Xhoni, që prej vitit 2013 jeton në Angli, tha se babai dhe nusja e tij e kanë mashtruar.
“Nuk jam unë shkaku i këtyre sherreve. Ata kanë bërë shumë falsifikime. Unë kam ikur në 2013-ën për në Angli dhe kemi biseduar 1 muaj rresht për të ikur. Por aty nuk ia dilnim dot. Ramë dakord që të iknim. Unë doja të ikja, por nuk kisha lekë. Më thotë ish-gruaja ime që do ‘ia marr lekët motrës time’. Gjeta personin që të më çonte në Angli, erdha në 1 prill të 2013-ën në Angli. Fola me të gjithë. I them ish-gruas që tani jepi lekët për rrugën, ajo më tha: Ça lekësh do t’i mor kopil’. Pasi babain tim e ndoqën donin ta vrisni për 5 ditë, dhe më pas ajo u detyrua që të paguajë lekët. S’i them dot babai atij unë, se ai po fle me gruan time. Nëna ime ka rënë viktimë e mashtrimeve të tyre. Nëna ime ska lidhje me ta. Unë nënës i them faleminderit se po i çoja lekët kot. Ajo për mua ka vdekur. Unë e lashë atë të më kujdesej për prindërit. Unë e kam marrë vesh gjithë këtë problem dhe divorc të mamit. Ai vjehrri im o ka bërë të gjithë për budallenj. I ka bërë të gjithë me letra dhe kemp si invalidë dhe budallenj. Por babai ra viktimë. Që ta dijë, s’do ia dalë dot. Rrezartës do i bëja një thirrje; nëse është zonjë të faktojë nëse e kam dhunuar para djalit. Unë betohem para ligjit dhe zotit që unë si kam prekur as një qime floku. Unë e mora vesh se kush ishte Rezarta kur erdha në Angli. Kisha plane për jetën. Do e merrja në Angli bashkë me djalin. Ajo më tha mua; kam gjetur djalë 35 vjeç dhe skam nevojë për mua. Mamit i kam thënë disa herë që jepi lekë djalit tim. Ajo s’ka pranuar, ka thënë: ‘T’ja japë komshija. Unë se kam dhunuar kurrë Rezartën, është fals. E kam ndërruar emrin tim në 2007-ën. Nuk vij dot në Shqipëri që të bëj divorcin, pasi jam i kërcënuar për vrasje. Ku ta kem unë besimin tek shteti. Sa e dua unë atë fëmijë, se do njeri. Sa po vuaj unë për atë djalë. Këtu nuk jam fejuar dhe martuar. Mesazhi për djalin tim; më përvëlon shpirtin dhe dua t’i dëgjoj njëherë zërin se më ka marrë malli. Rezartës i kam bërë thirrje; Më ço certifikatë, se dua të jap ndihmë për birin tim. Shteti nuk më detyron dot të kontribuojë për shpirtin tim. Ajo më tha thënë; Nuk dua ndihmë nga ty, do të gropos”, tha Xhoni, shkruan ‘BalkanWeb’.
“Kur ka ikur dhe sosi në Angli, la peng gocën dhe djalin. Nëse nuk paguanim 6 mijë euro, do na e merrnin peng djalin dhe gocën ata që e çuan në Angli. Pse nuk la peng motrën, por la gocën time ai. Gjergj Hoxha ishte personi ku ka marrë lekët Xhoni. I jam drejtuar prokurorisë së Përgjithshme, Kryeministrisë dhe Ambasadës Angleze, që duam drejtësi. Jemi në proces gjyqësor. Ajo (Zenepe Bici) është mashtruese, gënjen si i biri. Të sjellë djalin këtu”, tha Qerime Kurti.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...