anë të shpeshta rastet kur femrat bien viktima të rrjeteve sociale, e sidomos kur kanë bërë foto apo video nudo.
Një vajzë e cila ishte lidhur me një burrë të martuar, është frikësuar shumë nga bashkëshortja e tij pasi ajo i ka gjetur disa foto nudo në telefonin e të shoqit dhe e kërcënon se do t’ia publikojë në rrjet, shkruan “Panorama”.
Ajo i është drejtuar psikologes së The Sun për t’i kërkuar një këshillë dhe mendim se si duhet të sillet në këtë rast.
Letra e vajzës
Në fillim nuk doja të lidhesha sepse e dija që ishte i martuar por ai më thoshte që nuk është i lumtur me të shoqen dhe donte të kalonte mirë dhe kështu më bindi. Ne filluam të takoheshim në apartamentin e tij kur nuk ishte gruaja dhe kalonin shumë mirë bashkë. Por ndër bisedat tona ne nisëm të shkëmbenim edhe foto nudo. Para disa ditësh ai ndaloi së shkruari e madje nuk më përgjigjej as në telefon. Më pas më vjen një mesazh nga gruaja e tij e cila më tha se kishte fotot e mija nudo dhe nëse unë nuk do ta lija të qetë burrin e saj ajo do të mi publikojë ato në internet. Kjo gjë më ka fiksuar shumë dhe sigurisht që nuk kam ndërmend të flas më me burrin e saj…luajta me zjarrin dhe u dogja. Nuk di çfarë të bëj për ta parandaluar atë nga ndonjë postim i mundshëm”.
Përgjigjja e psikologes “Veprimi që t’i ke bërë është shumë i gabuar por kjo nuk i jep të drejtën gruas së tij të të dëmtojë në këtë formë. Shkaktari i kësaj historie më shumë është burri i saj sesa ti. Për çdo rast ti duhet t’i drejtohesh policisë dhe ta denoncosh atë…dhe sigurisht hiq dorë nga burri i saj”.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...