Një çift bashkëshortësh janë bërë sot pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare”. Dafina ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi me bashkëshortin e saj Naun, për shkak të një biznesi që kanë.
Ata janë pronarë prej shumë vitesh të një pike karburanti në fshatin Gjinar të Elbasanit. Por Dafina akuzonte bashkëshortin pse nuk ka regjistruar pronën mbi të cilën është ndërtuar karburanti i tyre, që kur e krijuan atë.
Sot në tokën ku ata kanë karburantin rezulton që pronar të jetë dikush tjetër. Dafina ka dyshimet e saj edhe mbi bashkëshortin…
Dafina – Më vjen zor sot që kam dalë para publikut, por ishte e pamundur se kisha një hall shumë të madh! Kam sjell burrin këtu sot se më ka zhdukur pasurinë, jetën dhe familjen!
Nauni – Ça pasurie e familje të kam zhdukur unë ty?
Dafina – Më ke zhdukur jetën! Më ke lodhur! Kam 10 vjet që vuaj dhe drejtësia nuk më jepet!
Nauni – Ne familjen e kemi “top”!
Dafina rrëfeu se ishin një familje shumë e mirë dhe e pasur, ndërsa tani vuajnë sepse bashkëshorti nuk ka regjistruar pronën, ku kishin ngritur biznesin. Ajo gjithashtu e akuzoi që ka shitur tokën pa i thënë familjarëve.
Ndërsa Nauni shfaqi mirënjohjen për bashkëshorten dhe tha se do të qëndrojë me të derisa të jetë gjallë. Ai gjithashtu premtoi se do të mundohet ta rifitojnë pronën, duke e mbyllur edhe këtë seancë ndërmjetësimi me sukses.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...