Aspirina daton që nga shekulli i V-të para kohës sonë. Hipokrati e përshkruan si pluhur të hidhur, që përdoret për të ulur ether dhe për të larguar dhimbjet.
Por, nëse nuk e keni ditur, aspirinën mund ta përdorni edhe për qëllime estetike, transmeton portali arbresh.info
Largon njollat e djersës
Nëse jeni duke u përgatitur për një ngjarje të rëndësishme, por këmisha juaj mban njolla të djersës, atëherë shtypni dy aspirina dhe përzieni me ½ filxhan ujë të ngrohtë. Vendosni përzierjen mbi njolla dhe lëreni të qëndrojë për 2 deri në 3 orë.
Largon aknet
Nëse keni një takim dhe në ballë ju ka dalur një puçërr e madhe, mos u brengosni. Merreni një aspirin dhe përzieni me pak ujë. Aplikoni përzierjen në puçërr dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta. Më pas lani fytyrën me ujë të ngohtë. Kjo procedurë do të ndihmojë në largimin e puçërrave.
Shëron kafshimet e mushkonjave
Aspirina mund të ndihmojë në uljen e ënjtjes dhe zbutjen e lëkurës kur pickoheni nga mushkonjat. Lani lëkurën dhe më pas vendosni pak aspirin.
Trajton ënjtjen e këmbëve
Kjo tabletë mund të bëjë mrekulli nëse keni dhimbje dhe ënjtje të këmbëve. Përzieni 5 deri në 6 aspirina dhe përzieni me ½ ugë çaji lëng limoni dhe ½ lugë çaji uji për të formuar një pastë. Përdoreni këtë në zonat e prekura dhe mbuloni këmbët me një qese plastike. Lini për disa minuta dhe më pas mbani këmbën në pozicion të drejtë./arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër