Është e vërtetë që hudhra i bën ushqimet më të shijshme dhe i jep atë shijen e fortë dhe të mirë por ajo gjithmonë lë shijen mbrapa që është e padurueshme. Disa e pranojnë disa jo, dhe për këta të fundit ka zgjidhje natyrale dhe të thjeshta:
Majdanozi: “Përbërësit e squfurit në hudhër lëshohen jo vetëm në gojë, por edhe në zorrë, prej së cilës ata depërtojnë në mushkëri dhe lëkurë”, thotë Victor Sierpina, MD, profesor i mjekësisë në Universitetin e Teksasit. Kjo e bën heqjen e aromës së saj me komplekse se thjesht nga goja. Është e dobishëm që kuzhinierët të dekorojnë pjata me majdanoz: Kimikatet e bimëve si klorofil dhe polifenolë lidhen me kompozimet e squfurit në hudhër dhe ndihmojnë në neutralizimin e erërave
Qumështi: Qumështi zvogëlon në mënyrë efektive aromën e hudhrës nëse pini para ose gjatë një vakti, sugjeron një studim i Journal of Food Science. “Uji [në qumësht] vepron si një shpëlarës dhe neutralizon squfurin”, thotë Kantha Shelke, shkencëtare e ushqimit dhe anëtar i Institutit të Teknologjisë Ushqimore.
Shtoni kërpudha në salcën e domateve: Nqs i doni aq shumë hudhrat në salcën e domates atëherë që të evitoni aromën e tyre duhet të shtobi dhe kërpudha pasi ato kanë të njëjtin efekt si edhe majdanozi.
Hani fruta pas ushqimit: Enzimat natyrale në fruta të tilla si molla, manaferrat, ananasi dhe kivi prishin komponimet e squfurit në hudhër.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...