Kryeministri i Kosovës që njëherësh është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se disa prej objektivave themelore të LDK-së janë arritur prej se ka marrë mandatin si shef i Qeverisë.
Mustafa në një intervistë për KosovaPress tha se është sukses kur një parti politike arrin që të merr përgjegjësinë për të qeverisë me vendin.
“Sepse, vet gara politike zhvillohet për me marrë përgjegjësi të qeverisjes, dhe pastaj çdo subjekt, qoftë vetë apo së bashku me tjerët tregon performancën e tij në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, në realizimin e vizionit politik dhe vizionit qeverisës që ofron”, tha Mustafa.
Hyrjen në koalicion sipas Mustafës e kanë përkrahur shumica në LDK edhe pse ai pranon se ka pasur zëra se nuk do të ishte mirë që të marrin Qeverinë.
Por siç tha ai shumica e kanë përkrahë, shumica e Këshillit të Përgjithshëm e ka përkrahë, shumica e kuvendit të LDK-së, shumica e anëtarësisë së partisë.
“Dhe unë mendoj se ky është një sukses i yni. Por suksesi më i madh do të jetë që ne, këtë mandat me krye duke përmbushë premtimet tona ndaj anëtarësisë së LDK-së, ndaj qytetarëve, sepse këtu më nuk jemi qeverisje partiake, por jemi qeverisje e vendit dhe duhet të punojmë në interes të vendit”, tha Mustafa.
Ndryshe nesër Lidhja Demokratike e Kosovës feston 26 vjetorin e themelimit të saj që në atë kohë e udhëhiqte tashmë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova./
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...