Kosova nga sot shtohet në të gjitha platformat e kompanisë Apple, përfshirë Apple Store, Apple Music dhe iCloud, e gjithë kjo duke iu falënderuar Betim Deva i cili punon në Apple për shumë vite.
Kështu ka shkruar në facebook, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka theksuar se para pak kohe, Betimi gjithashtu ka shtuar në sistemin operativ iOS dhe tashmë në iPadOS, tastierën në gjuhën shqipe që bënë shumë më të lehtë të shkruarit në gjuhën tone.
App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud tanimë do jenë në dispozicion për kosovarët, ka bërë të ditur kompania në faqen zyrtare.
App Store tanimë është në dispozicion për 175 vende dhe rajone.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë