Gjatë ditës së sotme përmes kanaleve zyrtare të Policisë së Kosovës, është pranuar informata për një vjedhje në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Njësitë patrulluese i janë përgjigjur thirrjes menjëherë, mirëpo personi i dyshuar (mashkull, i moshës madhore) ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me këtë zyrtarët policorë kanë nisur menjëherë grumbullimin e informacioneve dhe përshkrimit të personit për të bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës operative hetimore, pas një kohe të shkurtër, u arrit të ndalohej i dyshuari në një lokacion tjetër të qytetit.
Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar mjetet që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale, së bashku me mjetet monetare të vjedhura.
I dyshuari B. K., i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve, është intervistuar nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë