Është inauguruar sonte në Ferizaj sheshi festiv, në të cilin deri në fund të këtij viti do të zhvillohen një mori aktivitetesh kulturo-artsitike.
Organizatori, organizata VIP, ka falënderuar me këtë rast të gjithë donatorët që kanë mundësuar rregullimin e këtij sheshi, ndërsa kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, në fjalën e tij ka thënë se edhe përkundër sfidave komuna e Ferizajt po e përmbyll edhe një vit të suksesshëm në të gjitha fushat.
“Ky moment përfaqëson një shënim solemn të një fillimi të mbarë të aktiviteteve shënuese të Vitit të Ri, të cilat për nga atmosfera, për nga përzgjedhja dhe dizajni i përngjajnë shesheve më prestigjioze të Evropës, me të cilat ne dëshirojmë që të integrohemi .Nuk ka asnjë pengesë që të jemi të integruar, sepse komuna e Ferizajt me njerëzit e rinj, dijen komplementare, me rezultatet tjera në të gjitha fushat do të dëshmon se ne jemi pjesa rrjedhëse e kulturës së qytetëruar evropiane”, ka thënë Svarqa.
Në këtë shesh është vendosur një ambient festiv me dekor ime të shumta, disa qoshqe me mallra të ekspozuara, ndërsa gjatë kësaj kohe në të zhvillohen mbi 20 aktivitete të ndryshme.
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë