Hungaria ka ndërmend të rrisë praninë e saj ushtarake në Kosovë me 100 trupa shtesë, në mënyrë që të ketë gati 500 trupa në KFOR.
Rritja e numrit të trupave në misionin ndërkombëtar ushtarak në Kosovë u njoftua kohët e fundit nga ministri i Jashtëm Hungarez Peter Szijjártó.Szijjártó, në një prononcim për mediat hungareze në margjinat e samitit të NATO-s në Londër, i cili shënoi 70-vjetorin e Aleancës, tha se Hungaria do të vendosë edhe 80 trupa të tjera në Afganistan për të “luftuar përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe dhunës në rajon”.
Hungaria do të vazhdojë të mbështesë forcat e sigurisë kombëtare dhe të mbrojtjes në Afganistan me gjysmë milion dollarë në vit gjatë katër viteve të ardhshme, tha Szijjártó, njofton agjencia hungareze e lajmeve MTI.
Szijjártó e quajti NATO-n aleancën më të suksesshme të mbrojtjes në botë dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së saj, veçanërisht tani kur terroristët po paraqesin sfida të reja duke adoptuar teknologji të reja.
Ai gjithashtu vuri në dukje se imigrimi i paligjshëm, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, është përsëri në rritje.“Kjo rrit kërcënimin që paraqesin organizatat terroriste”, tha Szijjártó.Sipas tij, valët e migrimit të pakontrolluar të pakontrolluar po u japin organizatave terroriste mundësinë për të përhapur ideologji ekstremiste në të gjithë botën.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...