Zyrtarë të AAK-së, para pak minutash kanë përfunduar takimin me ambasadorin slloven në Prishtinë.
Në këtë takim pjesëmarrës nga AAK ishin Burim Ramadani e Ahmet Isufi.
Ahmet Isufi ka treguar për Koha.net se po kërkojnë sqarime lidhur me arrestimin e liderit të tyre në Slloveni.
Ai ka bërë të ditur se nuk i dinë arsyet e arrestimit, përveç se Ramush Haradinaj është arrestuar me fletearrest të Serbisë të lëshuar përmes Interpolit në vitin 2004.
Para Ambasadës sllovene në Prishtinë po qëndrojnë në shenjë proteste zyrtarë të AAK-së, Time Kadrija, Avni Arifi e të tjerë, ndërsa ata kanë thënë pritet që ky numër të rritet.
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...