Kosova edhe zyrtarisht e ka fituar kodin telefonik +383. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) e ka botuarbuletinin e vet në të cilin ka sqaruar se Kosovës i është ndarë numri thirrës treshifror +383.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri përmes një njoftimi për media. “U bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim
Kosova këtë numër e ka marrë me lejen e Serbisë. Ministri serb i telekomunikacionit Rasim Lajiq më 3 dhjetor i ka dërguar një letër ITU-së në të cilën ka theksuar se jep pëlqimin për numrin thirrës treshifror +383 për rajonin gjeografik Krahina Autonome e Kosovë – Metohisë.

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...