Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përmes një videoje ka prezantuar angazhimin e tij të katërt, i cili fokusohet në shëndetësinë.
Hamza ka premtuar sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët dhe dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave për pacientët.
“Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë”, ka shkruar Hamza.
Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi i tij i katërt.
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...