Pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka deklaruar para mediave se mbetet shqetësuese numri i vogël i votuesve në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas Borrell, këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate dhe mund të sjellin tensione të reja nëse palët nuk e zgjidhin këtë çështje,
“Pika e fundit që është më pak pozitive, ne diskutuam për situatën në terren. Kemi shprehur shqetësimin e thellë për situatën në veri me një pjesëmarrje të vogël në procesin e votimit. Këto zgjedhje nuk ofrojnë një zgjidhje afatgjate. Kjo nuk është çka ne dëshirojmë të kemi. Unë i kam inkurajuar palët që të gjejnë një zgjidhje që serbët të kthehen në pozicionet e tyre që i kanë braktisur. Liderët nuk mundën të arrijnë një marrëveshje sonte dhe jam i shqetësuar që mund të kemi kriza të reja”, deklaroi Borrell./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Kjo është Deklarata për Personat e Zhdukur e dakorduar mes Kurtit dhe Vuçiqit
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...