Me liberalizimin vizave, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për tu pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.
Pritjet e gjata në qendrat e regjistrimit ku bëhet aplikimi për pasaportë, dhe fluksi i madh i qytetarëve, kanë bërë që Agjencia e Regjistrimit Civil të marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm të Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, në një intervistë për Arbresh.info, tregon arsyet e vendimit për zgjatjen e orarit, duke shtuar se gjatë ditëve të javës do të punohet me orar të zgjatur, si dhe do punohet edhe ditëve të shtune.
Sipas tij, gjatë ditëve të punës, ARC do të punojë deri në ora 18:00, ndërsa të shtunave, deri në ora 16:00.
“Sipas kërkesave të qytetarëve për aplikim të dokumenteve, e pamë të nevojshme që ta zgjasim orarin e punës, që qytetarëve të i ofrojmë një shërbim më të mirë, më lejoni që përmes medias tuaja të njoftojmë të gjithë qytetarët se orari i zgjatur, është ditëve të punës deri në ora 18:00 që do të thotë deri në ora 6 pasdite, ndërsa ditën e shtune, për aplikim për dokumente punohet deri në ora 16:00 . Edhe prodhimi, edhe aplikimi, dy departamentet, jemi duke punuar me orar të zgjatur”, shprehet Camaj.
Ai, tregon se departamenti i prodhimit të dokumenteve të identifikimit po punon në dy ndërrime.
“Dallimi te prodhimi është se prodhimi punon me dy ndërrime, ndërsa te aplikimi është orari i zgjatur, kështu që e gjithë kjo është bërë për shkak të kërkesave të qytetarëve që janë të interesuar që të pajisen me pasaportat e Republikës së Kosovës, interesimi është i madh, sidomos pas liberalizimit të vizave.
Ai tregon se të shtunën e parë (20 prill), pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë aplikuar 400 qytetarë.
“Të shtunën e parë, kanë aplikuar në nivel vendi, kanë aplikuar diku për pasaportë 400 qytetarë, zakonisht, nga fillimi i javës, janë kërkesat më të mëdha të qytetarëve, ndërsa të martën, të mërkurën bie gradualisht rënia e kërkesave”, thekson Camaj për Arbresh.info.
Ndryshe, vendimi për zgjatjen e orarit të punës ka hyrë në fuqi me datën 16 prill (e martë).
Kujtojmë se pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës është fuqizuar në radhitjen botërore, ku sipas indeksit të pasaportave, pasaporta kosovare është e 55-ta në botë për nga fuqia e saj./Arbresh.info/ Rita Jakupi/
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë