Tuneli në Tophane lirohet prej mbeturinave

20:44 | 19 Maj 2026
R J

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tuneli në rrugën “Mark Isaku” në lagjen Tophane është liruar nga mbeturinat vëllimore, kolonat si dhe veturat e parkuara mbi trotuar.

Sipas njoftimit, në këtë hapësirë janë vendosur edhe pengesa të reja, më të forta dhe stabile.

Kjo u bë me qëllim të mbrojtjes së hapësirës publike dhe krijimit të kushteve më të sigurta për qytetarët.

Nga Komuna kanë bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të Kryeqytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale