Besnik Bislimi, zëvendëskryeministëri në Qeverinë e Kosovës, sot në Holandë, u takua me eurodeputetin nga radhët e grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Thijs Reuten.
Sipas asaj që shkruhet në komunikatën për media Bislimi në cilësinë e zëvendëskryeministrit ka biseduar me eurodeputetin Reuten, për ritmin dhe dinamikën e punës së zhvilluar në përmbushjen e reformave evropiane, aplikimin e Kosovës në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, marrjen e pyetësorit si dhe për dialogun me Serbinë.
Zëvendëskryeministri Bislimi takoi Eurodeputetin Thijs Reuten
Holandë, 8 shtator 2023
Gjatë qëndrimit në Holandë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me eurodeputetin nga radhët e grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Thijs Reuten.
Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi eurodeputetin me ritmin dhe dinamikën e punës së zhvilluar në përmbushjen e reformave evropiane.
Po ashtu, ai tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, duhet të njohë hapa tutje të vlerësimit dhe marrjen e pyetësorit që të kemi vlerësim kredibil dhe të barabartë të reformave krahas vendeve të tjera të rajonit.
Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut, ku zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi se Marrëveshja Bazike duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa e kushtëzime dhe përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar e të barabartë.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi eurodeputetin Reuten për takimin dhe diskutimet e shpeshta e produktive.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër