Zëvendësambasadori gjerman në Prishtinë, Matthias Kiesler, ka tërhequr vërejtjen se vendimi i Kuvendit të Kosovës për nevojën e krijimit të Gjykatës Speciale është vonuar.
Sipas tij, deputetët do ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre politike.
“Më lejoni të përfundoj me një konkludim rreth krijimit të Gjykatës Speciale, e cila do të duhej të shihej si pjesë e procesit të integrimit evropian. Vendimi i Kuvendit të Kosovës mbi nevojën e krijimit të Gjykatës Speciale është vonuar”, ka thënë Kiesler.
“Unë e kuptoj që për disa deputetë të Kuvendit është i vështirë votimi pro krijimit të Gjykatës Speciale, mirëpo unë besoj dhe jam optimist se shumica e deputetëve do ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre politike seriozisht. Çdo gjë tjetër do të jetë një kthim prapa për Kosovën dhe për integrimin evropian të saj”, tha zv/ambasadori gjerman.
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...