Kongresi amerikan ka votuar sot pro Rezolutës për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, rezolutë kjo që ka kërkuar që personat përgjegjës për vrasjen e vëllezëeve duhet të sillen para drejtësisë.
Njoftimin për kalimin e Rezolutës në Kongresin Amerikan e ka bërë familja Bytyqi përmes një reagimi në rrjetin social Twitter.
Më 14 korrik 2022 në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan ka marrë dritën e gjelbër Rezoluta për rastin e vrasjes të vëllezërve Bytyqi, e cila ishte dorëzuar në këtë institucion më 29 korrik 2021.
Sipas Rezolutës së miratuar, është kërkuar që personat përgjegjës për vrasjet e Ylli, Agron Dhe Mehmet Bytyqit në korrik 1999 në Serbi duhet të sillen para drejtësisë.
Pika e fundit e kësaj Rezolute thotë se progresi apo mungesa e zbardhjes së rastit, duhet të mbetet faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë./arbresh.info/
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...