Një 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Reutlingen të Gjermanisë, pasi vetura e saj u përfshi në një vetaksident në autostradën B28.
Bëhet fjalë për Yllka Hotin. Vdekjen e saj e ka konfirmuar familja, e cila ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.

Yllka po udhëtonte me veturën e saj ditën e enjte, në momentin kur humbi kontrollin e veturës, që rrëshqiti dhe doli nga rruga, për t’u përmbysur më pas disa herë.
21-vjeçarja luftoi me vdekjen deri ditën e shtunë, por fatkeqësisht nuk i bëri ballë. Vdekjen e saj e njoftuan dje autoritetet gjermane.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...