Sipas medieve lokale, shqiptari është infektuar me COVID-19 kur u nis për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e kuqezi për ndeshjet e Nations League. Pos sipas raportimeve që vijnë nga Danimarka, Ramadani ishte regjistruar si i infektuar në Shqipëri, ku qëndroi në izolim për një javë. Tani ai është në Danimarkë, por nuk lejohet ende të luajë në elitën e futbollit danez.
“Ai rezultoi i infektuar një javë më parë,” – thotë drejtori teknik i klubit, Jacob Krüger.
24-vjeçari Ramadani, i cili sipas klubit ka qenë pa simptoma, po vijon stërvitjen, sigurisht i vetmuar, por duhet t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi para se të mund të marrë pjesë në një ndeshje. Kujtojmë që, sipas FSHF-së, Ramadani i humbi për arsye dëmtimi sfidat me Bjellorusinë dhe Lituaninë.
Ylber Ramadani u bë pjesë e Vejles në verën e vitit 2017 dhe gjatë sezonit të kaluar ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi ngjitjen në Superligën e Danimarkës. Përveç impenjimit të madh në qendër të mesfushës, ai kontribuoi me tre gola dhe dy asiste gjatë kampionatit të kaluar
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...