Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës për nepotizëm në komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, anëtar i VV-së, raporton “Arbresh.info”
Përmes një konference për media deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla tha se me këto akuza PDK po mundohet që t’i mbulojë humbjen e saj që e ka vulosur me 11 qershor.
Sipas tij, asnjë nga shpifjet që po i bën PDK nuk mund ta fsheh humbjen e këtij subjekti politik.
“PDK po mundohet që me shpifje dhe rrena, të cilat as vet nuk i beson, ta tërheq vëmendjen e opinionit nga ndryshimet kapitale nëpër të cilat shoqëria jonë po kalon”, u shpreh Sveçla.
Ai tha se të akuzosh nse një drejtoreshë e arsimit është banore e Kosovës, duke aluduar në Arbërie Nagavcin, e cila sipas tij paska rastisur të lindë në Gjakovë, këtë mund ta bëj vetëm PDK.
Kritikë qesharake tjetër që ka bërë PDK, sipas tij është edhe që VV po i ik ballafaqimit me këtë parti, që sipas Sveçlës, VV vazhdimisht ka kërkuar ballafaqim publik.
Sveçla tha se ndryshe nga krerët e VV-së që në raportet ndërkombëtare që janë cilësuar për, krerët e PDK-së janë cilësuar si kriminelë.
Ai tha se çdo konkurs është bërë në komunën e Prishtinës, është bërë me transparencë maksimale, dhe kjo nuk ka nënkuptuar që simpatizantë të VV të mos marrin pjesë dhe të mos dalin fitues në këto konkurse./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...